Ashtu siç ishte njoftuar, këtë të premte Kryesia e Partisë Socialiste zhvillon një mbledhje. Në selinë rozë ka mbërritur kreu i saj, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 majit që nis zyrtarisht më 14 prill. Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë.

Tirana pritet të gara më e fortë, por gjithashtu edhe Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë. Kujtojmë që në disa bashki, Partia Socialiste ka vendosur që të rikandidojë me kryetarët aktualë të bashkisë.