Kryesia e degës së PD-së në Durrës ka zhvilluar mbledhjen e rradhës në kuadër të organizimit të protestave të paralajmëruara nga opozita për rrëzimin e qeverisë Rama.

Në një kohë kur opozita ka paralajmëruar mbajtjen e protestës mbarëkombëtare në 16 shkurt, të cilës do t’i paraprijnë protestat në rrethe, PD-ja e Durrësit është angazhuar për të organizuar të gjithë punën në terren, për të sensibilizuar anëtarësinë, simpatizantët si dhe njerëzit e thjeshtë për zhvillimin e protestave në qytetin bregdetar.

Pak ditë më parë, Kryesia e PD-së delegoi në Durrës deputetët Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu dhe Florion Mima, si dhe sekretarin për çështjet ligjore Çlirim Gjata për organizimin e protestave.

Situata aktuale e vendit dhe vecanërisht e Durrësit, organizimi i protestave të pandashme deri në rrëzimin e pushtetit të Edi Ramës”,-ishte tema e mbledhjes së sotme të kryesisë së Durrësit, ndërkohë që pritet të zbardhet në ditët në vijim data e organizimit të protestës së parë në qytetin bregdetar.