Për situatën në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara është duke mbajtur një mbledhje emergjente. Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, ka mbajtur fjalën e tij në këtë takim.

Ai ka dënuar sulmin rus. Në postimin në rrjetet sociale ku është shpërndarë edhe fjala e ambasadorit shqiptar thuhet: Rusia po sulmon egërsisht fqinjin e tij të cilit kërkon që t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.

Shqipëria bëri thirrje në mbledhjen e sigurisë që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.