Prej orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Rithemelimit.
Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë, ndërsa në rend dite janë edhe pika që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti. Gjithashtu Kuvendi do të miratojë edhe ndryshimet statutore për të forcuar kompetencat e Këshillit Kombëtar.
“Kuvendi ka si qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim”-tha një ditë më parë Berisha.