Ministeriali i NATO-s mes ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare është mbledhur sot online, por sekret lidhur me situatën ndaj COVID-19.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi se NATO i është përgjigjur situatës emergjente dhe thirrjeve për ndihmë me 100 misione humanitare që përfshijnë rikonstruksionin e 25 spitaleve fushore, 25 mijë shtretërve spitalorë dhe 4 mijë profesionistë mjekësorë.
Po ashtu Stoltenberg ka bërë me dije se ministrat e mbrojtjes kanë rënë dakort për një përditësim të rekomandimeve bazë, sepse tashmë NATO duhet të mendojë për të ardhmen.





