Paraditen e sotme mblidhet komisioni parlamentar i reformës zgjedhore.

Ekspertet e maxhorancës kanë gati edhe një draft paraprak mbi të cilin do të diskutohet.

Aty janë parashikuar përfshirja në kodin zgjedhor të ndryshimeve që rekomandohen nga OSBE/ODIHR.

Amendimet janë përqendruar në financimin e partive politike, barazinë gjinore, administratën publike si dhe monitorimi i fushatave zgjedhore.

Por Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, ndonëse aleatët i bënë thirrje që të përfaqësohet në nivel teknik.

Partia Demokratike do të thërrasë në të njëjtin orar, një mbledhje të grupit të punës të ekspertëve të saj që po punojnë për këtë proces.