Mbrëmja e djeshme ka qenë e mallkuar për futbollistin e Fiorentinës Frenk Riberi. Shtëpia e lojtarit të Fiorentinës në Firence është grabitur.

Karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe raportojnë se ish-yllit të Bajern Mynihut i janë grabitur bizhuteri dhe shumë sende me vlerë.

Riberi u dëmtua dje në ndeshjen kundër Parmës në kyçin e këmbës dhe tashmë i duhet të përballet dhe me ngjarjen tjetër të rëndë.