"Mbrëmje maji me Gladiolë" është titulluar takimi poetik i organizuar nga Bashkia e qytetit të Durrësit.
Në këtë takim pati pjesmarrje të madhe të vlerësuesve të poezisë së Gladiolës, si dhe shkrimtarë e intelektualë të qytetit. Veprimtaria organizohet pas marrjes së një vlerësimi me çmim të dytë në Suedi nga Gladiola e cila është e afirmuar në botimet e saja të deritanishme si mjaft e talentuar dhe me prespektivë në krijimtarinë letrare.
Takimi ishte i veçantë edhe nga mënyra e organizimit si një koktejl poetiko-muzikor. Në fjalën e hapjes shkrimtarja Flora Dervishi ka vlerësuar krijimtarinë e poetes si dhe afirmimin e deritanishëm në poezinë botërore të Gladiola Busullës.
Lidhur me veprimtarinë e organizuar, Gladiola Busula tregon se fituese e çmimit të dytë në Suedi ka qenë poezia “Jam poezi”.
Gladiola Busulla ka botuar disa libra dhe tashmë është në fazën e shkrimit dhe përzgjedhjes së një libri të ri me refleksione. Ajo është autore e përzgjedhur në disa antologji poetike.
K.H.