Një mbrëmje homazh për dy figura të njohura të Durrësit dhe kulturës kombëtare, të ndarë nga jeta pak kohë më parë. Në natën e katërt të festivalit të librit, amfiteatri antik hapi dyert in memoriam për dy personalitetet e letrave shqipe, Moikom Zeqo dhe Gjergj Vlashi.
E ndërsa për shkrimtarin, përkthyesin dhe regjisorin Vlashi profesor Përparim Kabo lexoi një letër imagjinare adresuar atij, për akademikun Moikom Zeqo ai u ndal në 3 veçori të akademikut të njohur.
Në kujtimet e mikut të tij të vjetër Haxhi Ramës, Xhoxhi, vjen si një erudit si pak kush në vendin tonë, me një bibliotekë ku mund të gjeje çdo libër që se gjeje aakund tjetër, dhe si një mik për kokë me dy kolosë të letërsisë sonë si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.
Ndërsa shkrimtari Fatmiri Minguli tregoi një detaj mjaft domethënës që shpejgon më së miri lidhjen e ngushtë mes Moikom Zeqos e Gjergj Vlashit.
Për kryetaren e bashkisë Emiriana Sako festivali veror i librit e arriti qëllimin për të vënë në fokus të tij autorët më premtues durrsakë dhe uroi që kjo të kthehet në një traditë të bukur të përvitshme.
Në përfundim të mbrëmjes, profesor Kabo propozoi që bibliiotekës së Durrësit t’i vihet emri Gjergj Vlashi, ndërsa një auditori të UAMD-së ai i Moikom Zeqos.
M.B.