Momente tmerri ka kaluar një familje shqiptare me banim në Itali, ku kryefamiljari kërcënonte të vriste djalin e tij 17-vjeçar.
35-vjeçari në gjendje të dehur kërcënonte edhe bashkëshorten e tij, të cilën e goditi me celular në kokë. E gjithë kjo skenë e dhunshme ka ndodhur në sy të vajzës së vogël.
Sipas medieve italiane, kanë qenë vet anëtarët e familjes që lajmëruan policinë, dhe kjo e fundit më pas bëri të mundur arrestimin e shqiptarit.
Pas prangosjes, familjarët e tronditur psikologjikisht, i thanë policisë se veprimet e 35-vjeçarit ishin të përsëritura, pasi ai kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike edhe më parë ndaj tyre. Rasti është regjistruar në Montelupo Fiorentino.





