Të dielën që lam pas, shëtitorja “Taulantia” ishte nën “zotërimin” e artistëve të rrugës, duke i dhënë mjaft gjallëri zonës së pëlqyer të shumë qytetarëve.

Tingujt e violinës, muzika latine apo ajo e buzuqeve shoqëruan ata që shëtisnin përgjatë shëtitores në mbrëmjen e vjeshtës.

Një artist me kitarën e tij kishte ardhur nga Amerika Latine dhe mbrëmja e gjeti duke performuar në Durrës.

Tingujt e kitarës apo violinës tërhiqnin jo pak kureshtarët, disa prej të cilëve ndalonin pak çaste pranë artistëve.

Interpretimi i këngëve dhe pjesëve tē njohura për publikun e bëri artin e këtyre muzikantëve më të prekshëm pēr artdashësit e jo vetëm.