LONDER, 12 mars 2013 – Mbretëresha Elisabeth II ka anulluar angazhimet e saj zyrtare të ditës së mërkurë dhe të enjte.

Zëdhënësi i Buckingham Palace ka shpjeguar se megjithëse mbretëresha po e merr veten nga problemet shëndetësore që pati një javë më parë ''për fat të keq nuk do të marrë pjesë në impenjimet e parashikuara për dy ditët në vijim”.

Mbretëresha do të përfaqësohet në takimet e parashikuara në axhendë nga duka i Jorkut, Andrea dhe princi Filip.

“Madhëria e saj do të vazhdojë me aktivitetin e saj të përditshëm në pallat dhe shpreson se nga java e ardhshme do të nisë të respektojë plotësisht programin e impenjimeve zyrtare”,- përfundon zëdhënësi. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/