Mbretëresha Elisabetë është detyruar t'i thotë 'lamtumirë' Whisperit, qenit të saj.

Qeni ishte 12 vjeç dhe u adoptua nga mbretëresha në 2016-n, pas vdekjes së padronit të tij.

Prillin e kaluar, mbretëresha u përball me zhdukjen e qenit të saj të dashur Willow.

Whisper ishte ekzemplari i fundit i rracës corgi, aq shumë të dashur për sovranen.

Sipas Daily Mail, pas vdekjes së Willow, 12-vjeçari Whisper ishte kthyer në të preferuarin e mbretëreshës.

"Vitet e fundit, mbretëresha dhe Whisper ishin lidhur aq shumë, sa qeni e ndiqte edhe nëpër dhoma", ka thënë një burim pranë Buckingham Palace.

"Sa herë ngordh një corgi, për mbretëreshën është një goditje e rëndë."

Whisper ngordhi në kështjellën e Windsor, pasi u sëmur disa javë më parë. Nuk u mor vesh sëmundja që shkaktoi edhe ngordhjen e tij.

Gjithsesi, për t'i bërë shoqëri, mbeten edhe dy qen: Candy e Vulcan, të cilët janë rraca të miksuara nga kryqëzimi i corgi-t me bassotto-n.