ANGLI– Mbretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe mori pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, për të shënuar jubileun e diamandtë.
Kjo është hera e parë në të paktën 100 vjet që një monark britanik merr pjesë në mbledhjen e qeverisë.
Mbretëresha u prit nga kabineti i kryeministri David Camron dhe stafi i tij në rezidencën zyrtare, në Londër.
Qeveria britanike tha se mbretëresha mori pjesë në takimin e sotëm si vëzhguese, jo si kontribuese, për nder të 60-vjetorit të saj në fronin mbretëror të Britanisë.
Ajo u largua nga takimi për të vizituar Ministrinë e Jashtme të Britanisë, e shoqëruar nga sekretari i jashtëm William Hague.
Si kryetare shteti, mbretëresha kryen vetëm funksione ceremoniale dhe detyra zyrtare që lidhen me qeverinë, por qëndron neutrale për çështjet politike.