ANGLI, 03 mars 2013– Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë është shtruar në spital si pasojë e gastroenterit. Lajmin e ka dhwnw pwr agjencinw e lajmeve AFP një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.
Të gjitha angazhimet e kësaj jave të 86 vjeçares, përfshirë edhe një vizitë në Romë janë anuluar. Anulimin e vizitës në Itali e ka konfirmuar edhe presidenca italiane.
Mbretëresha është dërguar në spitalin Mbreti Eduard VII në Londër, ku po mbahet nen kujdesin e mjekeve.