Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip, Duka i Edimburgut festuan një ditë më parë 73-vjetorin e martesës.
Ata u celebruan më 20 nëntor 1947 teksa dasma u shoqërua me festime në Westminster në Londër. Në atë kohë Elizabet ishte një princeshë 21-vjeçare dhe Filipi një oficer marine 26-vjeçar.
Ceremonia u ndoq nga të gjitha shtëpitë mbretërore në botë. Mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Londrës për të parë çiftin e ri mbretëror dhe për herë të parë ceremonia u regjistrua dhe transmetua në kanalet BBC.
Tashmë Elisabet është 94 vjeç dhe Duka i Edimburgut është 99 vjeç.
Ajo ka qenë gjithmonë e zënë me jetën zyrtare, Filipi i zënë me edukimin e fëmijëve të tij. Së bashku ata vizituan çdo cep të ish-kolonive dhe më gjerë, takuan udhëheqësit më të rëndësishëm në planet, morën pjesë në çdo lloj inaugurimi.





