Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Letra e plotë:
Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për festimin e Ditës së Shtetësisë tuaj, së bashku me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e popullit të Kosovës.