Pas gjithë aludimeve të mundshme që kanë qarkulluar në media, lidhur me faktin se a do të marrë apo jo një status mbretëror, Meghan Markle pas martesës me Princ Harry-n, sot të gjitha dyshimet kanë marrë fund. Gjithçka është vendosur nga Mbretëresha Elizabeth II.

Kjo e fundit do t’i japë nipit të saj dhe gruas të ardhshme, titullin "Duka dhe Dukesha e Sussex", një titull mbretëror ky që nuk ishte shpërndarë për 175 vjet.

Ceremonia martesore e mezi pritur nga e gjithë bota, do të organizohet sot në në Chapel të St George’s, Windsor dhe sipas britanikes Daily Mail, gjithçka duket perfekte në çështjen e organizimit të dasmës së vitit, sic është quajtur në Britaninë e Madhe.