Mbretëresha Elizabetë ka konfirmuar në detyrë kryeministrin e sapo zgjedhur Boris Johnson. Johnson u largua nga Pallati Mbretëror si kryeministër. Pallati Mbretëror në një komunikatë të shkurtër për deklaroi se i kanë kërkuar Johnsonit të formojë sa më shpejt qeverinë e re.

Boris Johnson është zgjedhur lideri i ri konservator në një votim të anëtarëve të partisë dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai mundi Jeremy Hunt brenda partisë, duke fituar 92,153 vota, përkundrejt 46,656 që fitoi Hunt.

Johnson do ta marrë detyrën e re në një kohë krize për Brexit. Ai ka premtuar se do të kërkojë një marrëveshje të re me BE ose të largohet pa marrëveshje në fund të tetorit.