Mbretëresha ka pranuar “periudhën e tranzicionit”, gjatë të cilës Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle do të kalojnë gjysmën e kohës në Kanada dhe gjysmën tjetër në Britani.
Ajo është shprehur në një deklaratë për shtyp se “mbështet plotësisht” dëshirën së tyre për një rol të ri, por “do të preferonte që ata të mbeten anëtarë të Familjes Mbretërore dhe të punojnë me kohë të plotë në detyrat e tyre”, raporton Daily Mail.
Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë lidhur me “çështjet komplekse” dhe pritet që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim mësohet të ketë thënë mbretëresha.
Pak ditë më parë. përmes një deklarate, Harry dhe Meghan u shprehën se dëshironin të hiqnin dorë nga titujt e tyre, të jetonin mes Kanadasë dhe Britanisë, si dhe të kishin ekonominë e tyre automone nga Mbretëria.





