Nga Gladiola Busulla
Hakmarrëse dhe intriguese, të ashpra dhe të pamëshirshme, të etura për pushtet po aq sa burrat – por shpeshherë më të arsimuara, më të kulturuara dhe më krenare se ata.
Shumë mbretëresha janë shquar për ligësinë e tyre përgjatë rrjedhës së historisë. Fredegonda (Montdidier, 545 – 597 Paris) e frankëve, gruaja e tretë e Kilperikut. e cila shquhej për bukurinë e saj të madhe, ambicjen, mizorinë dhe babëzinë. Nuk ngurroi të sakrifikonte bashkëshortin dhe bijtë e saj për të ruajtur pushtetin.
Izabela e Kastiljes, mbretëresha e inkuizicioneve dhe e djegieve; gjakatarja Maria Tudor, dinakja Madame de Montespan, e dashura më e fuqishme e Mbretit Diell; Fredegonda– mbretëresha e pamëshirshme e Frankëve, Isabeau di Baviera – mbretëreshë e Francës; sovrania që mohoi të birin dhe i hapi dyert pushtuesit; Isabella di Castiglia-mbretëresha e inkuizicionit dhe e djegieve, Caterina Sforza– zonja e tmerrshme e Imolas dhe Forlit, Anna Bolena -“e liga”, gruaja e dytë e Henrikut VIII, Caterina de' Medici – sovrania që urdhëroi masakrën e Ungonotëve, Anna I Romanova – rastësisht careshë, e pamëshirshme si vokacion,
Maria Luisa di Borbone – gruaja që ia shiti mbretërinë Napoleonit, Frederika di Brunsëick – mbretëresha e pamëshirshme e Greqisë, Wallis Simpson – amerikania e pabesë që s’arriti dot të bëhej mbretëreshë, duke mbetur një figurë e diskutueshme në historinë e Britanisë së Madhe.
Jo të gjithë e dinë se Mbretëresha Viktoria e Anglisë kishte një nënë të pashpirt, që e shndërroi në një ferr të vërtetë fëmijërinë dhe adoleshencën e së bijës, që do të ishte sovranja e ardhshme e vendit. Gjithahstu nuk mund të lëmë pa përmendur Olimpian, nënën e Aleksandrit të Madh, për të cilën thuhet se ishte neurotike, e dhunshme, paragjykuese.Nën komandën e saj u vranë disa personazhe të asaj epoke, meqenëse ajo ndoqi politikën e eliminimit të rivalëve të mundshëm.
Kleopatra lindi në vitin 69 para erës sonë dhe në moshën 39-vjeçare, kreu vetëvrasje duke i dhënë kështu fund jetës së saj, të paragonueshme me atë të një hyjneshe; energjike, zonjë e vetvetes, e mprehtë, e pasur, ambicioze, e pathyeshme, e bukur, krenare. Sundoi mbi Egjipt për gati 22 vjet. Në luftën për fronin e mbretërisë egjiptiane, ajo arriti të mposhtte njëkohësisht, të vëllanë dhe të motrën, duke i eliminuar mizorisht me ndihmën e romakëve. Duket se mbretëresha provokonte një magjepsje të pashoqe. Zërat e kohës transmetonin për Kleopatrën se ishte një grua thellësisht joshëse, me aftësi retorike, me aftësi për të argëtuar të ftuarit, për të organizuar festa dhe mesha me efekte të mbinatyrshme që linin gjithmonë pa mend të pranishmit. Kuptimi i emrit të kësaj mbretëreshe ishte “lavdia e babait”.
Shumë legjenda epshore qarkullojnë për mbretëreshën Giovanna II e Napolit. Më i njohuri ndër to, është rrëfimi për dashnorët e saj të shumtë, me të cilët takohej nëpër tunele të nëndheshme në një karrocë të artë; por veset e saj nuk përfundonin me kaq, sepse ndonjëri prej kavalierëve mund të ndërronte jetë, brenda atyre tuneleve.





