Sekretari i Jashtëm britanik përshëndeti zgjatjen e Marrëveshjes së Grurit të Detit të Zi, duke i bërë thirrje Rusisë që të angazhohet për “zbatimin e plotë” të marrëveshjes.

“Vazhdimi i BSGI (Marrëveshja e grurit të Detit të Zi) është një hap pozitiv, por afati i rremë i Rusisë e destabilizoi marrëveshjen dhe ngadalësoi arritjen e ushqimit tek ata që kishin më shumë nevojë,” tha James Cleverly në Twitter.

Ai falënderoi Turqinë dhe OKB-në për përpjekjet e tyre për zgjatjen e marrëveshjes.

“Rusia duhet të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjes”, shtoi ai.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se marrëveshja, e cila ishte caktuar të skadonte më 18 maj, u zgjat për dy muaj.

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina fillimisht nënshkruan marrëveshjen në Stamboll korrikun e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Marrëveshja është zgjatur tre herë që kur u nënshkrua për herë të parë për 120 ditë. Fillimisht u zgjat në nëntor 2022 dhe më pas në mars.