Në fjalimin e tij vjetor për Krishtlindje, Mbreti Charles ka dërguar një mesazh personal mirënjohjeje për punonjësit e shëndetësisë që e kanë mbështetur gjatë trajtimit të kancerit. Në një mesazh të sinqertë, ai ofroi “falënderimet e tij të përzemërta” për mjekët dhe infermierët që ndihmuan me “pasiguritë dhe ankthet e sëmundjes”.

Mbreti vlerësoi gjithashtu përpjekjet e atyre që ndërtojnë lidhje midis komuniteteve të ndryshme në atë që ai e quajti “zemërimi dhe paligjshmëria” e trazirave të verës. Diversiteti në etni dhe besim është shenjë e “forcës, jo dobësisë”, thuhet në mesazhin e Mbretit.

“Të gjithë ne kalojmë një formë vuajtjeje në një fazë të jetës sonë, qoftë mendore apo fizike,” tha Mbreti, por “masa e qytetërimit tonë” është se si njerëzit mbështeten në momente të tilla. Po ashtu ai pranoi ndihmën për anetaret e tjerët në familjen e tij, me Princeshën e Uellsit që u diagnostikua me kancer këtë vit.

Ndërkohë trajtimi i Mbretit do të vazhdojë deri në vitin 2025, por si shenjë pozitive progresi, ai po planifikon një orar të ngjeshur vizitash dhe udhëtimesh jashtë shtetit vitin e ardhshëm, – raporton BBC. Po ashtu Mbreti vlerësoi përpjekjet e atyre që kishin kërkuar të ndërtonin ura midis komuniteteve pas trazirave të verës, që kishin pasuar sulmin me thikë në Southport.

“Ndjeva një ndjenjë të thellë krenarie këtu në Mbretërinë e Bashkuar kur në përgjigje të zemërimit dhe paligjshmërisë në disa qytete këtë verë, komunitetet u bashkuan, jo për të përsëritur këto sjellje, por për të riparuar”, – tha Mbreti.

“Diversiteti i kulturës, përkatësisë etnike dhe besimit jep forcë, jo dobësi,” – tha Mbreti, i cili vlerësoi përpjekjet për të “respektuar dallimet tona, për të mposhtur paragjykimet”.