Pasi Kate Middleton bëri publik lajmin se është prekur nga kanceri, Mbreti Charles III ka përshëndetur dhe vlerësuar guximin e Princeshës së Uellsit që gjeti forcën ta ndajë me publikun këtë moment delikat të jetës së saj.
Pallati Mbretëror, përmes një deklarate, bëri të ditur se “Mbreti Charles III është shumë krenar për guximin e treguar nga Kate. Mbreti është në kontakt të afërt me nusen e djalit”.
Kujtojmë se edhe vetë Mbreti Charles disa muaj më parë bëri të ditur se është i prekur nga kanceri dhe po kurohet.
Princesha Kate Middleton deklaroi të premten se mësoi për faktin që është me kancer 2 muaj më parë kur ju nënshtrua një ndërhyrje abdominale në muajin Janar.
Në atë kohë, tha ajo, nuk e dinte ende që ishte e prekur nga sëmundja e rëndë. Pas operacionit, testet treguan se u diagnostikua me kancer, e që menjëherë filloi kimioterapinë parandaluese, siç e këshilluan mjekët.