Sipas tabloidit më të madh britanik “The Sun”, Pallati Mbretëror Buckingham i ka dhënë urdhrin e daljes nga vila mbretërore, Frogmore Cottage, Princit Harry dhe gruas së tij. Kjo ka ndodhur vetëm disa ditë pas botimit të librit kontravers, Spare, me prentendime sensacionale të princit Harry kundër familjes mbretërore angleze.
Kjo e lë Princin Harry pa shtëpi në Britani, duke shtuar spekullimet se ai dhe gruaja e tij amerikane Meghan Markel, mund të mos marrin ftesë për ceremoninë e kurrorizimit të Mbretit në muajin maj.
Vila me pesë dhoma, e cila është rinovuar me një kosto prej 2.4 milionë sterlina, ndodhet shumë afër banesës së Mbretit, ishte dhuratë për Princin Harry nga gjyshja e tij, ish-Mbretëresha e ndjerë Elisabetë, kur u martua çifti mbretëror, në vitin 2018, mendohet se do i jepet vëllait të Mbretit, Princi Andrew, i cili edhe ai me probleme pas akuzave me karakter seksual ndaj tij.
Në një zhvillim tjetër, gazetarët e BBC, kanë vendosur për të hyrë në grevë e cila mund të ketë ndikim në mbulimin e ceremonisë zyrtare të kurrorëzimit të Mbretit Charles, në muajin maj, si edhe në mbulimin e Eurovizionit, festivalit evropian të këngës që këtë vit do zhvillohet në qytetin e Liverpulit.





