Mbreti Charles III ka folur për herë të parë që kur Pallati Buckingham njoftoi më 5 shkurt se ai ishte diagnostikuar me kancer.

Në një deklaratë të publikuae të shtunën, monarku 75-vjeçar falënderoi mbështetësit e tij për fjalët dhe inkurajimet që mori pas lajmeve.

Siç mund ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh. Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në rritjen e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.

Unë do të doja të shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimeve të mira që kam marrë ditët e fundit. Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.”-tha Mbreti në deklaratën e publikuar nga Buckingham Palace.

Diagnoza e kancerit të mbretit u zbulua për herë të parë të hënën – një javë pasi ai u largua nga Klinika e Londrës, ku iu nënshtrua trajtimit për prostatën më 26 janar.

Ai qëndroi në klinikë për tre ditë para se të largohej.

Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit u vu re një çështje shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese identifikuan më pas një formë kanceri.