Trafikanti famëkeq i drogës Rocco Morabito, i njohur si “Mbreti i kokainës së Milanos”, do të ekstradohet nga Uruguai drejt Italisë.
Kreu i dyshuar i organizatës mafioze “Ndrangheta”, një prej personave më të kërkuar në Itali që prej vitit 1995, u arrestua vitin e shkuar në qytetin resort të Punta del Este, ku jetonte me identitet të rremë prej një dekade.
Gjatë kontrollit në vilën e tij në Punta del Este, autoritetet zbuluan një armë zjarri, 13 telefona celularë dhe 150 fotografi pasaporte të Morabitos.
Organizata mafioze “Ndrangheta” kontrollon rreth 80 përqind të tregut të kokainës në Europë. Policia thotë se Morabito qëndronte pas trafikimit të qindra kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Italisë.