Sulltani Muhammad i Pestë, nuk është më mbreti i Malajzisë pasi hoqi dorë nga froni për t’u martuar me modelen 25-vjeçare, Oksana Voevodina.

Fituesja e "Mis Moska" 2015 u konvertua në islame, duke ndryshuar emrin në Rihana Oxana Gorbatenko. Kështu mbreti, në detyrë që prej 2016-s, njoftoi martesën me modelen pas arratisjes. 

Zyrtarisht ish-sovrani 49-vjeçar ishte i sëmurë kështu që gjendej larg Kuala Lampur për t’u kuruar, por në të vërtetë po kurorëzonte dashurinë e tij me modelen.