Tintsvalo Ngobeni (22) si adoleshnte kishte ikur nga Afrika në Britaninë e Madhe, sepse mbreti Msvati i Treti kishte dashur që ajo të bëhej gruaja e tij e 14-të.
Tashti Tintsvalo (në foto në të djathtë) kërkon azil, duke pohuar se ajo do të arrestohet ose madje edhe vritet nëse kthehet në vendin e saj.
Ajo ishte “shenjuar” nga mbreti kur kishte vetëm 15 vjet, kurse zakonet e atjeshme lejojnë mbretin që ai të zgjedhë nga një grua çdo vit.
Mbreti 45-vjeçar, donte ta martonte derisa ajo ishte akoma e virgjër dhe ta dërgojë në haremin e tij, ku do të jetonte krahas 13 grave të tjera të tij, por vajza e re e refuzoi këtë ofertë dhe iku në Birmingham të Anglisë.
Tintsvalo i tregoi gazetës Daily Mail se ka qenë e tmerruar kur ka kuptuar për qëllimet e mbretit.
Pos 13 grave, mbreti Msvati i Tretë ka edhe 27 fëmijë.
Gruaja e tij e gjashtë kishte ikur nga haremi vitin e kaluar, duke pohuar se ai e kishte keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht.
Gratë nga haremi i mbretit të Swazilandit janë nën kontrollin e rojtarëve ditë e net dhe nuk mund të shkojnë askund pa marrë lejen e mbretit.
“I vetmi vend ku shkojnë ato është Amerika, dhe kjo ndodh një herë në vit, kur mbreti i merr me vete në shoping”, Tintsvalo Ngobeni.
Ajo shtoi për gazetën londineze se para pak kohësh kishte kuptuar se njerëz nga Swazilandi do të dërgohen në Britani për ta gjetur dhe kjo e frikëson shumë.
Në vendim tim i rrahin, i torturojnë dhe i vrasin njerëzit të cilët janë politikisht aktiv-shprehet ajo.
Kërkesën e parë për azil britanik ajo e ishte dorëzuar në vitin 2007 dhe kishte pritur deri më 2011, kur ishte refuzuar.
Muajin e shkuar policia britanike e ka arrestuar dhe e ka dërguar në qendrën për imigrantë ilegalë, ndonëse ajo i është paraqitur autoriteteve lokale çdo muaj.
Me insistimin e politikanit nga Birminghami, Roger Godstif, ajo është lëshuar në liri dhe ka marrë lejen për qëndrim të përkohshëm nga departamenti për imigrantë, i cili i ka premtuar se do ta rishqyrtojë rastin e saj.





