Teoritë konspirative në lidhje me shumë të famshëm botërorë, besohen nga një numër të madh njerëzish.
Sipas disa terorive konspirative shumë të famshëm zgjedhin të sajojnë vdekjen, duke krijuar një jetë paralele alternative.
Në “Shqipëria Live” është folur në lidhje me këto teori, duke marrë në shqyrtim edhe disa emra të famshëm konkret.
Në lidhje me Tupac Shakur dhe shpalljen e vdekjes së tij në moshën 27 vjeçare, Xhafa shprehet se mamaja e tij ka qenë një revolucionare e një organizate të fshehtë, e cila është arrestuar disa herë dhe për këtë arsye Tupac lindi në burg.
Ajo jo vetëm ishte kundër shtetit por edhe kundër rracizmit që ishin të sllavëruar dhe të mbyllur.
Për sa i përket skenës së vrasjes së Tupac, për të cilin ekzistojnë video të momentit pasi është qëlluar, Xhafa shprehet se “skenat inskenohen që përpara dhe vendosin një trup tjetër. Ekzistojnë klonet. Kryesisht janë klonet me të cilat realizohen këto vrasje.
Edhe për rastin e Prinqeshë Dianës, Xhafa thotë ”se edhe në rastin e saj është përdorur një klon”.
Në lidhje me teoritë konspirative për Mbretin Zog, Xhafa shprehet se Mbreti Zog nuk ka ekzistuar kurrë fizikisht. Që pas 1912-s, kanë qenë disa personazhe të udhëheqjes që janë vendosur aty, nuk kanë ekzistuar. Kështu ndodhi edhe me Fan Nolin dhe Isamil Qemalin.
Nuk dihet nëse ka pasur trup fizik të Mbretit Zog. Nuk ekziston si personazh apo kronologji. Dhe ikja e tyre nga historia ka qenë e çuditshme. Enver Hoxha më real.