Artan Jazxhi ka premtuar se Teuta do të rikthehet sezonin e ardhshëm edhe më e fortë, pasi këtë sezon nuk arriti të fitonte asgjë, ashtu si faktin që as Europën s’e arriti dot. Jazxhi shprehet se ky ishte një sezon për t’u harruar dhe tashmë synimet janë për t’u ringritur dhe të arrihet sërish te trofetë.
Si do e komentin sezonin që sapo u mbyll?
shte një sezon i vështirë. Të gjithë kundërshtarët ishin të fortë, por sezoni yni ishte disi i pafat si në kampionati ashtu edhe në Kupë. Gjatë këtij sezoni bëmë disa gabime në ndeshje specifike, por ajo që nuk i mungoi Teutës që është edhe në ADN-në e saj, ishte sakrifica dhe urtësia. Ne nuk jemi kryeneçë. Dhe sezonin e ri do të kërkojmë të rikthehemi fuqishëm.
Çfarë presim nga Teuta këtë sezon?
Besoj se do jenë ndeshjet e kampionatit që do të tregojnë nëse kjo Teutë është më e fortë se ajo e vitit të kaluar. Duhet të kemi parasysh se ekipi është pothuajse i njëjti. Besoj që dhe me afrimet gjithashtu do të jemi më të fortë.
Si ishte ky sezon në aspektin personal?
Besoj që ka qenë sezoni i mirë për mua, por tanimë me një ecuri të mirë rikuperuese për sezonin e ri do të jem pranë ekipit për të dhënë kontributin tim. Viti i kaluar ishte i mirë, përfundimisht sezoni im më i qëndrueshëm, tani shpresoj që sezoni i ri të jetë viti im. Do të jap më të mirën. Nëse jam i gatshëm për çdo ndeshje, jam 100 për qind i sigurt se do të jap ma të mirën dhe do t’ia dal mirë për ekipin tim. Gjithmonë punoj fuqishëm për të arritur sukses dhe për të ndihmuar ekipin të fitojë.
Çfarë note do t’i vendosin Teutës në sezonin që sapo u mbyll?
Nota për Teutën, është 8-të. Nisëm një sezon shumë të dobët, por bëmë një mbyllje ta jashtëzakonshme, ku asnjëri nuk besonte që ne mund të arrinimedhe Kupat e Europës. Ato pikëtë lëna disa jave më parë nahoqën atë mundësi për të kapur atë objektiv. Çfarë u premtoni tifozëvedurrsakë? Nuk jam një lojtar që bëj premtime para kohe. Premtimi im i vetëm është që do të jap mëtë mirën, si në stërvitje, ashtuedhe në ndeshje. Të tjerat dot’ia lë fushës dhe uroj të mëvlerësojnë të tjerët për atë çfarëdo të jap.