Brazil, 13 qershor 2014 – Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren nuk i kursen aspak kritikat ndaj arbitrit Yuichi Nishimura. Ballkanasit u mposhtën 3-1 nga Brazili, ku Fred ishte protagonist i një penalltie të dyshimtë.
Lovren deklaroi se arbitrimi i ndeshjes ishte skandaloz e se skuadra e tij po luante kundër 12 lojtarëve në San Paulo. Lojtari i Southampton u shpreh për “L’Equipe” se i vinte për të qarë kur pa episodin e 11-metërshit. Ai shtoi se gjithë Bota e pa dhe se është diçka qesharake për FIFA-n.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





