Milani barazoi këtë javë përballë Salernitanës me rezultatin 2-2, gjë që i la një shije të hidhur kuqezinjve. Përveç rezultatit, Pioli “qan” dhe dëmtimin e Fikajo Tomorit, i cili la fushën me dhimbje në pjesën e dytë. Në minutën e 17’, mbrojtësi anglez kaloi në avantazh kuqezinjtë dhe pamjet tregojnë se goditjen e parë ai e mori gjatë festimit të golit, i cili nuk shkoi siç duhet.

Tomori rrëshqiti dhe më pas u rrëzua. Kur u çua ai u pa duke mbajtur këmbën me dorë, duke treguar se kishte dhimbje. Gjithsesi 26-vjeçari vazhdoi lojën, por në minutën e 65’ pësoi dhe një tjetër goditje, që e detyroi të linte fushën i dëmtuar. Pas ekzaminimeve, Tomori do të qëndrojë dy muaj jashtë fushave të lojës, duke i hapur akoma dhe më shumë punë Milanit.