Teuta do të udhëtojë sërish në Korçë. Të premten në stadiumin “Skënderbeu” luan me Skënderbeun në kuadër të javës së 13-të. “Djemtë e detit” në këtë ndeshje kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve, pasi tri ndeshjet e fundit kemi dy humbje dhe një barazime. Qendërmbrojtësi Artan Jazxhi, beson se ka ardhur kohë që Teuta të marrë pikët e plota. Ai beson se pas pauzës skuadra do të jetë më e fortë për të sjellë reagimin e pritur.
Si është atmosfera në skuadër në këto ditë pauze?
Sa i përket aspektit fizik, mund të them se jemi shumë mirë edhe nuk ka lodhje, pasi ky pushimi na shërbeu goxha. Jemi duke u përgatitur me intensitet të lartë dhe me shumë motiv për të bërë mirë. Do të mundohemi që deri të premten të jemi gati me shpresën dhe besimin për të arritur maksimumin.
Ka ardhur momentin që Teuta të kthehet te fitorja?
Shpresoj se do të arrijmë atë që të gjithë presin nga ne, të marrim një fitore dhe të jemi të qetë në vijim të kampionatit. Për mua, kjo përballje është shumë e fortë. Nëse duam të jemi të qetë në vazhdimësi, duhet që të marrim maksimumin ndaj Skënderbeut. Normalisht që ne do të hymë në fushë për tri pikë nëse loja shkon barazim atëherë s’kemi çfarë të bëjmë.
Është Teuta e gatshme për reagim?
Mendoj se të gatshëm apo jo, skuadra duhet të reflektojë, sepse tashmë është momenti i duhur për të reflektuar. Kështu që presim në ndeshjen e radhës të fitojmë dhe të vazhdojmë përpara.
Si është skuadra në aspektin psikologjik?
Shumë mirë jemi të qetë dhe po punojmë fort që të jemi gati. Stafi ka punuar që mos të kemi dozë të shtuar emocionale, pasi del logjika e lojës në plan të dytë. Stafi ka punuar që doza emocionale të mos jetë e lartë, për të kaluar në stres.
A jeni të shqetësuar për faktin që keni pësuar shumë gola?
Çfarë duhet të ndryshojë? Rezistenca që po tregojmë në çdo situatë, në të cilën po përballemi, do të thotë se dimë të reagojmë dhe kjo është shenjë, që tregon se gjithçka do ta rregullojmë gjatë rrugës.