Mbrojtësi i Teutës, Vasilios Zogos ka njoftuar largimin nga durrsakët. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “InstaStory” teksa shkruan: “Faleminderit për gjithçka Teuta, uroj më të mirat për skuadrën dhe tifozët në të ardhmen”. Ky reagim është shpërndarë dhe në profilin zyrtar të klubit durrsak. Rikujtojmë që Teuta arriti të mbijetojë në Superiore duke e siguruar që në javën e 35-të kur mposhti Tiranën.
Aventura e grekut në Durrës ka zgjatur vetëm 1 sezon, pasi në në janar u bë pjesë e “Djemve të Detit”. 25-vjeçari ia doli të luante vetëm në 7 ndeshje në kampionat, në total 501 minuta dhe dhuroi vetëm 2 asiste. Paraqitjet e tij nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndajnë rrugët me të, pasi nuk është më pjesë e planeve të tyre për sezonin e ri.Kujtojmë se nga Teuta kanë njoftuar largimin pak ditë më parë edhe Ergys Peposhi dhe Theodoros Mingos.






