Itali, 12 maj 2014 – Në ndeshjen e parafundit të Milanit në Serie A, nga shkallët e stadiumit “Atleti Azurri” të Bergamos, ku kuqezinjtë u përballën me Atalantën, mbrojtësit Kevin Constant (francez me origjinë nga Guinea) iu hodhën dy banane.

Constant e mori njërën nga bananet dhe ia tregoi arbitrit, ndërsa De Jong mori tjetrën dhe duartrokiti me ironi në drejtim të publikut.

Trajneri i Milan, Clarence Seedorf, tha pas ndeshjes: “Dua vetëm të lavdëroj lojtarët e mi për mënyrën si u sollën.Mbetën të përqendruar dhe vazhduan lojën. Shpresoj që ta gjejnë fajtorin dhe të marrin masat e duhura.”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/