Një teze që “mbrojti heroikisht” mbesën dhe motrën e saj nga shpërthimi vetëvrasës i Manchesterit, ka ndërruar jetë.
“The Independent” tha se Kelly Brewster përdori trupin e saj për të mbrojtur mbesën e saj 11-vjeçare, Hollie Booth dhe të ëmën, Claire, teksa largoheshin nga koncerti i Ariana Grandes.
Xhaxhai i 32-vjeçares, Paul Dryhurst tha se mbesa e tij kishte mbrojtur heroikisht vajzën e së motrës nga shpërthimi në hollin e Manchester Arenas.
I dashuri i Kelly-t, Ian Winslow konfirmoi vdekjen e të resë me një postim në Facebook.
“Kelly ishte më e lumtur se kurrë dhe kishim planifikuar shumë gjëra së bashku”, shkroi ai.
Sipas “MailOnline” Brewster udhëtoi për në koncert me të afërmit e saj nga Sheffield.
Ndërsa gjyshja e 11-vjeçares, Claire Booth, tha se Kelly kishte vdekur si heroinë.
Hollie raportohet se theu të dyja këmbët në shpërthim, ndërsa nëna e saj theu nofullën.
22 persona u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën, shumë prej të cilëve fëmijë, kur një kamikaz hodhi vetën në erë pas koncertit në Manchester. Ky ishte sulmi më i rëndë terrorist në Britani që prej vrasjes së 56 personave në korrikun e vitit 2005.