Ruajtja e mjedisit dhe hapësirave publike janë prioritetet e punës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, rajoni Durrës dhe këtë eksperiencë të tyre inepektorët vendosën ta ndanin sot me nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës së mesme “Olsi Lasko”. Aktiviteti informues kishte për qëllim rritjen e përgjegjësisë të të gjithëve për të garantuar një mjedis më të pastër.

“Te mbrojme mjedisin dhe kete mund ta beje me mire brezi i ri. Jemi sot, per te dhene mesazhin se mbajtja e mjedisit te paster eshte detyre dhe pergjegjesi e te gjitheve, e jona si IKMT me mision mbrojtjen e mjedisit dhe e cdo qytetari. Zgjodhem pikerisht nje shkolle per te dhene kete mesazh, sepse nuk ka me mire sesa t’i flasesh brezit qe po rritet per pergjegjesine qe kemi ne ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ne perfundim, ne simbolike per sa thashë, kemi vendosur te dhurojme dhe mbjellim disa fidane duke inkurajuar ndermarrjen e iniciativave te tilla ne vijimesi”
,-tha inspektorja e IKMT-së Durrës, Ergisa Doko.

Shkolla e mesme “Olsi Lasko” hapi dyert për gjimnazistët shtatorin e vitit të kaluar, pas rindërtimit të saj me fondet e BE-së. Nisma për mbjelljen e disa rrënjëve selvi gjatë muajit të Tokës, por edhe në këtë 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas u mirëprit si nga mësuesit ashtu edhe nxënësit.

Fran Simoni, N/drejtori i shkollës “Olsi Lasko” tha se edhe të rinjtë duhet të japin mesazhin se toka dhe mjedisi u takojnë të gjithëve dhe kujdesi duhet të jetë i madh nga e gjithë shoqëria. 

Me rastin e 7 dhe 8 Marsit IKMT rajoni Durrës iu dhuroi të gjithë mësuesve të shkollës buqeta me lule duke u uruar sa më shumë suksese në këto dy data të shënuara.

M.B.