Mbrojtja e të dhënave personale, prezantohet Raporti Vjetor 2015 në Kuvend
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, prezantoi sot Raportin Vjetor 2015 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në fjalën e tij përpara anëtarëve të Komisionit, Dervishi tha se prioritetet kryesore të punës së Zyrës së Komisionerit për vitin e kaluar ishin konsolidimi i kapaciteteve administrative për garantimin e të drejtës së informimit – një funksion ende i ri për Autoritetin dhe nxitjen e sektorit publik dhe atij privat për përpuethshmëri sa më të mirë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Veprimtaria e Zyrës së Komisionerit është fokusuar në monitorimin Programeve të Transparencës së Autoriteteve Publike, trajtimin e ankesave dhe kryerjen e hetimeve administrative në fushën e të drejtës për informim; monitorimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për grumbullimin, përpunimin ruajtjen dhe shkatërrimin e të dhënave personale nga subjektet e ndryshme publike dhe private; përmirësimin e kuadrit ligjor përmes dhënies së mendimeve për projekt-akte; konsolidimin e marrëdhënieve me publikun dhe me median në forcimin e kulturës së ndërgjegjësimit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e privatësisë dhe rritjen e bashkëpunimit me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për zbatimin e praktikave më të mira.
Anëtarët e Komisionit vlerësuan pozitivisht punën e Zyrës së Komisionerit për vitin 2015 dhe votuan projekt-rezolutën, e cila së shpejti do t’i kalojë për miratim seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Egla Ceno nuk lë gjë pa thënë ndaj Luiz Ejllit
Banorët sërish në protestë kundër projektit TID Durrës
“Heshtja nuk është më alternativë!” Banorët sërish në protestë kundër projektit TID Durrës (VIDEO)





