Durrës, 1 gusht 2014 – Merkato e skuadrës durrsake vazhdon me intensitet dhe tashmë një tjetër lojtar i talentuar i është afruar skudrës durrsake. Ai është senegalez dhe një lojtar cilësor, i cili do të luajë si mbrojtës i majtë, një pozicion të cilin durrsakët kishin nevojë ta kompletonin.

Senegalezi i ardhur në rradhët e Teutës quhet Khassim Soumare dhe është i datëlindjes 23 dhjetor 1991. Senegalezi pritet t’i bashkohet ekipit ditën e shtunë dhe javën e ardhshme do të fillojë stërvitjen së bashku me grupin.

Ndërkaq drejtuesit e ekipit durrsak vazhdojnë bisedimet për të afruar edhe dy lojtarë të tjerë, nga të cilët edhe pse nuk bëhet i ditur emri i tyre mësohet se njëri prej tyre do të jetë një sulmues cilësor.

Teuta ndërkaq nën drejtimin e trajnerit Lika vazhdon stërvitjen me intensitet dhe me ngarkesë të plotë për të kompaktësuar grupin, ndërkohë që optimizmi se skuadra durrsake do të jetë ndër më të mirat e sezonit të ri është tepër i lartë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/