Reali i Madridit duhet të përmirësohet në shumë aspekte nga dita e sotme deri në ditën e fillimit të kampionatit. Ka shumë punë për t’u bërë, specifikisht në aspektin mbrojtës.

Nuk kërkojmë të fajësojmë repartin defensiv, sepse Zinedin Zidan e di mjaft mirë që është një problem i skuadrës.Statistikat janë alarmante dhe këtë e tregojnë 3 ndeshjet miqësore në fazën përgatitore.

Ato nuk na lënë asnjë dyshim. Fillimisht ndaj Bajernit, pastaj kundër Arsenalit dhe në fund ndaj Atletikos. Në tri ndeshje, madrilenët kanë pësuar 6 gola nga 12 në total në 25 minutat e para.

Kjo do të thotë se madrilenët duhet t’i bëjnë mirë llogaritë në fillimin e sezonit. Serxho Ramos me shokë duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin katastrofën. Në Madrid janë të sigurt se situata do të ndryshojë kur gjërat të bëhen serioze.