Deputeti i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, për qarkun e Korçës, Ligoraq Karamelo ka denoncuar ditën e sotme disa persona të cilët sipas tij e kanë kërcënuar me jetë në rrjetet socialie vetëm për faktin se ai ka bërë deklarata pro minoritetit grek që përfaqëson.
“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar. Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj.”, tha Karamelo.
Sipas Karamelo, Korça ka dëshmuar qytetari dhe nuk mund të pranoj këtë lloj gjuhe, teksa i konsideron këto sjellje të papranueshme që cenojnë jo vetëm bashkëjetesën po prishin harmoninë që Korça ka.





