Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me publikimin e hartës së Kosovës së veshur me flamurin e Serbisë nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
Nga Kukësi ku nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të Kosovës, Rama tha se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një hartë leshi.
“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kuklla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.





