Moderatori i njohur i Top Channel, Eno Popi ka vendosur të prezantojë fytyrën e ëmbël të vazjës së tij, e cila sot mbush 1 vjeç. 

Veshur matchy-matchy me xhiboks xhins dhe Vans, Eno shfaqet me të bijën, të cilën ai dhe bashkëshortja e kanë pagëzuar me emrin Liv, që do të thotë jetë.

Një vit më parë, Eno dhe Atena u bënë prindër për herë të parë. Bashkëshortja e moderatorit kreu lindjen në SHBA dhe nuk kishin publikuar asnjë foto të vajzës deri më sot, duke dashur të ruajnë privatësinë.