45-vjetorin e lindjes, moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako ka zgjedhur ta festojë në Budva në Mal të Zi.
Me një foto nga pushimet, ku shfaqet në super formë, Sako nuk e ka aspak problem të deklarojë moshën e saj, madje edhe të bëjë ironi me “prefiksin”.
“Kalova nga prefiksi anglez ne ate danez #45 Old but gold”,- shkruan ajo në rrjete sociale.
Hygerta Sako, vajza e re nga Durrësi, u bë e njohur fillimisht për publikun pasi u shpall Miss Albania në vitin 1995, ndërsa më pas karriera e saj u fokusua si moderatore në emisione televizive.