Gjermani, 16 korrik 2014 – Festa e 60 vjetorit të saj të lindjes, e gjen në formë më të mirë dhe më të dobësuar. E pëlqyer në masë nga gjermanët, kancelarja Angela Merkel mbush 60 vjeç gjatë ditës së nesërme, edhe si “kampione e botës”.

Me këtë rast, duke e lidhur ditëlindjen e saj me fitoren e titullit botëror në futboll, mbështetës të saj kanë realizuar një tortë me urimin shkruar sipër, por me katër yje, si katër kampionatet botëror të futbollit të fituar nga ekipi gjerman. Ndërkohë ditën e nesërme kur “zonja e hekurt” mbush të 60-at, pritet të ketë urime dhe festime të shumta. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/