Policia e Durrësit po punon për identifikimin dhe kapjen e një personi, që akuzohet se ka furnizuar makinën me karburant, me euro false.

Dy net më parë, më datë 14.12.2017, rreth orës 23:00, te karburanti në lagjen nr.13, një person i paidentifikuar, për të furnizuar me karburant mjetin tip “Volkswagen” i ka dhënë personit përgjegjës 100 euro të falsifikuara.

Kallëzimin në polici e ka bërë dje shtetasi Sh. M., vjeç 60, banues në lagjen nr. 13.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.