Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Droga që u kap në Sajadhë, Igumenicë, vinte nga Saranda dhe kishte kaluar nga kufiri i gjelbër.

Policia greke ka ndërhyrë sot në orët e para, dhe ka ndaluar automjetin që ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke. Janë arrestuar dy shqiptarë, shoferi 57 vjeç dhe pasagjeri 48 vjeç. Janë sekuestruar 107 pako me 110 kg 330 gr marijuanë.

Makina rezulton e marrë me qira në Greqi. Janë sekuestruar dhe 4 celularë.