Edhe këtë të diel Durrësi ofron të njejtën panoramë si çdo fundjavë.
Plazhet janë plot me pushuesit, që kanë zgjedhur qytetin bregdetar si destinacion për të kaluar pushimet e tyre verore.
Kamera e “DurrësLajm” ishte sot përgjatë vijës bregdetare, ku takuam dhe folëm me pushues nga Kosova, Maqedonia, Anglia, etj.
Të pyetur mbi pastërtinë, pushuesit besnikë vlerësojnë ndryshimin nga vitet e shkuara, ndërsa ata që e vizitojnë qytetin për herë të parë shprehen të kënaqur me kushtet pa shtuar komente të tjera.
“Ka ndryshime të mëdhaja, jemi të kënaqur. I vetmi problem që ekziston janë ato kandilët në mëngjes që si pastrojnë, por ne që rrijmë andej i shohim ndryshimet. Do punë ende, por avash-avash”, shprehet një ndër pushuesit.
“Na pëlqen uji, deti. Është hera e parë që vijmë këtu, është këndshëm”, thotë një turiste nga Anglia.
Ndërsa çmimet e banesave me qira fillojnë nga 20 euro nata, për pushuesit këto janë pagesa të arsyeshme.
“25 euro nata, megjithatë të arsyeshme janë”.
“20 euro kam paguar. Janë të arsyeshme, unë 1 javë do qëndroj”, thonë disa nga pushuesit kosovarë.
Ndiqni materialin e përgatitur për të dëgjuar deklaratat e plota.