Kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale mbylljen me zhavorr të kanaleve kulluese në disa prej rrugëve që do të rikonstruktohen në Durrës. Xhaferraj nënvizon se funksioni i kanaleve është pikërisht shmangia e përmbytjeve në shumë lagje dhe zona të qytetit dhe periferisë.

“Me datë 26 janar 2021, Bashkia Durrës ka shpallur katër tendera për rikonstruksione rrugësh, e konkretisht: “Rruga Tepelena”, Rruga “Shën Pjetër”, Rruga “Danubi” dhe Rruga “Shkumbini”. 
– Pa i hyrë kostos së rikonstruksionit, e cila sipas fondit limit të përcaktuar është e ekzagjeruar, pasi janë rrugë me gjatësi maksimale 700 metra lineare, ndërkohë kanë një kosto dyfish për një kategori të tillë rruge; 
– Pa llogaritur që janë rrugë në një zonë të banuar dhe nuk është parashikuar askund ndriçimi i tyre;
– Pa përmendur që “rastësisht” hartues është subjekti “Arkonstudio sh.p.k”, i cili është edhe fitues i tenderit 279.554.907 lekë pa t.v.sh për hartim projektesh DS4; 
– Ajo që të bie në sy në këto projekte është mbyllja e kanaleve kulluese. E jo mbyllje me sistemim, vendosje tubacionesh, etj., por mbyllje, mbyllje! Mbushje me zhavorr!
”,- shkruan Xhaferraj. 
Duke ironizuar punën e bashkisë, Xhaferraj vijon më tej duke thënë: “Uji e gjen vetë rrugën, ka oborre e shtëpi sa të duash buzë rruge!!!”

Postimi i plotë:

S’ka problem, se “uji e gjen vetë rrugën” ….

Sikur të kishin kaluar 10 vite, dhe jo vetëm një javë nga përmbytja si pasojë e shirave dhe bllokimit të kanaleve kulluese të njësive administrative në Durrës, po rezulton se Bashkia Durrës, ose “nuk e kupton”, ose “nuk i intereson” të kuptojë se kanalet kulluese e kanë një funksion!

Pse e themi këtë? Me datë 26 janar 2021, Bashkia Durrës ka shpallur katër tendera për rikonstruksione rrugësh, e konkretisht: “Rruga Tepelena”, Rruga “Shën Pjetër”, Rruga “Danubi” dhe Rruga “Shkumbini”.

– Pa i hyrë kostos së rikonstruksionit, e cila sipas fondit limit të përcaktuar është e ekzagjeruar, pasi janë rrugë me gjatësi maksimale 700 metra lineare, ndërkohë kanë një kosto dyfish për një kategori të tillë rruge;

– Pa llogaritur që janë rrugë në një zonë të banuar dhe nuk është parashikuar askund ndriçimi i tyre;

– Pa përmendur që “rastësisht” hartues është subjekti “Arkonstudio sh.p.k”, i cili është edhe fitues i tenderit 279.554.907 lekë pa t.v.sh për hartim projektesh DS4;

– Ajo që të bie në sy në këto projekte është mbyllja e kanaleve kulluese. E jo mbyllje me sistemim, vendosje tubacionesh, etj., por mbyllje, mbyllje! Mbushje me zhavorr!

Edhe nga fotot e paraqitura nga vetë Bashkia në relacionet teknike duket qartë sasi e madhe ujërash në këto kanale.

E ku qëndron problemi këtu për Bashkinë tashmë të shpartalluar?! Uji e gjen vetë rrugën, ka oborre e shtëpi sa të duash buzë rruge!!!

S’ka problem, se “uji e gjen vetë rrugën” …. Sikur të kishin kaluar 10 vite, dhe jo vetëm një javë nga përmbytja…

Posted by Ferdinand Xhaferraj on Monday, February 1, 2021